PD: Rama presion Akademisë së Shkencave, u imponon emrat e tij për drejtësinë

Partia Demokratike, nëpërmjet Enkelejd Alibeajt ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka bërë presion ndaj Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Sipas Alibeajt, rezistenca e akademikeve e ndali Edi Ramën në revanshin për të kontrolluar strukturën e krijuar prej tij me ligj, për të kapur procesin e zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ dhe KLP.

Deklarata e PD-së

Edi Rama ka kryer një tjetër hap drejt kapjes së institucioneve të drejtësisë, duke tentuar të emërojë njerëzit e tij, edhe përmes presionit ndaj Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akademia e Shkencave ka të drejtën të zgjedhë dy anëtarë në Komisionin Ad Hoc, që do të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve për anëtare të KLGJ dhe KLP. Kryesia e Akademisë nën presionin e Edi Ramës, pa bërë asnjë mbledhje apo konsultë me akadamikët, ka propozuar kandidaturat, dhe ka kërkuar konfirmim ‎me email për emrat, duke cenuar haptazi fshehtësinë e votës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo procedure është kundërshtuar nga pjesa derrmuese e akadamikeve, të cilët e kanë konsideruar procesin të kontrolluar dhe jodemokratik. Këto kandidatura të Edi Ramës, falë integritetit të akademikëve janë rrëzuar.

Rezistenca e akademikeve e ndali Edi Ramen në revanshin për të kontrolluar strukturen e krijuar prej tij me ligj, pikërisht për të kapur procesin e zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ dhe KLP. Vetë ekzistenca e kësaj strukture është e papranueshme e bërë enkas nga Edi Rama për të kapur drejtësinë.

Partia Demokratike e ka kundërshtuar këtë në Gjykatën Kushtetuese dhe ne shpresojmë që kjo çështje të trajtohet sa më shpejt dhe në shërbim të drejtësisë së pavarur, e jo drejtësisë së kapur nga Edi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?