PD rikthehet tek kaosi në Kuvend, deputetja Çupi: Aksion opozitar dhe mosbindje civile për të fituar

23 deputetë të PD-së kanë përfunduar në SPAK, pas veprimeve që bënë në sallën e Kuvendit dhe jashtë saj. Deputeti i PS-së, Petro Koçi u shpreh se ajo që ndodhi në Kuvend një ditë më parë nuk është normale dhe i cilësoi si veprime ordinere, teksa deputetja e PD-së, Dhurata Çupi replikoi duke u shprehur se ajo që ka ndodhur është mosbindje civile.

Koçi: Në SPAK nuk vihet për arsye politike por për veprime ordinere si vënia e zjarrit dhe meqënse personat e përfshirë kjanë publik dhe politikanë normal do hetohet nga SPAK.

Çupi: Ju thoni zjarr karrigeve, ndërkohë vendi ynë është pushtuar, vjedhur dhe i paafatë të reagojë ndaj padrejtësive, çfarë interesi publik ka cënuar? Çfarë ka cënuar apo dëmtuar Salianji? Por ajo që mund të themi me bindje është se i gjithë pushteti sot kontrollohet vetëm nga një person.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?