FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD s’do jetë të martën në Kuvend. Basha: Asgjë nuk ka ndryshuar

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaron se asgjë nuk ka ndryshuar dhe se PD nuk do të bëhet pjesë e seancës së ditës së martë,e thirrur për të ngritur komisionin ad hoc që do të verifikojë kandidatët e institucioneve të rivlerësimit të gjyqtarë dhe prokurorëve shqiptarë.

I pyetur nga gazetarët Basha tha: “Por çfarë ka ndryshuar që të ndryshoj qëndrimi ynë? Asgjë nuk ka ndryshuar dhe asgjë nuk do të ndryshojë, edhe me procedurat fasadë të një Vetting-u fasadë, pa shporrur republikën e krimit përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”

Para mbeshtetesve te tij Basha tha:  Kurrë Edi Rama nuk do ta ketë në dorë drejtësinë dhe PD nuk do jetë kurrë alibia.  Reformë në drejtësi alla Shullazi nuk ka për të patur kurrë.  Ne dhe qeveria e dalë me votë të lirë e të ndershme do ta përcaktojmë . Drejtësinë në duart e Edi Ramës  e të kartelit të drogës nuk dorëzojmë kurrë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?