”PD të bashkohet”, Tabaku: Jo e drejtë që Igli Cara në Durrës të kandidojë me sigël tjetër

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku mbështet thirrjen që partia të bashkohet për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Për të nuk është e drejtë që një kandidat si Igli Cara në Durrës, të cilin ajo e vlerësoi mjaft pozitivisht, të dalë në zgjedhje me një sigël tjetër.

“Që nga shtatori kam thënë që PD-ja duhet të jetë bashkë. 3 marsi ka qenë ditë rutinë, pasi nuk i jep zgjidhje një vendim Gjykate situatës. Është e pandershme për këto 32 vite. Kam përgjegjësi të madhe politike. Çfarë i duhet një votuesi se çfarë ndodh në politikën e Tiranës?

U duhet një kandidat. Ka gjëra më të rëndësishme se pushteti personal. A kemi në një ofertë para PS? Nuk mendoj se ka kandidatë më të mirë në Durrës se Igli Cara. Nuk është e drejtë që Igli Cara të dalë me një sigël tjetër. Është deputet i kësaj partisë dhe i takon të përfaqësohet nga PD. Kjo kërkon zgjedhje politike dhe vendim politik”, tha Tabaku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?