PD: Të dielën në Kavajë, zbulohet urdhri: Kë të mbaj policia nën vëzhgim

Zgjedhjet e parakohshme për kryetar bashkie në Kavajë, më 7 Maj pritet si një proces jo normal votimi, pas ultimatumeve të PD-së.

Thirrje për bojkot të procesit zgjedhor por dhe frikës së një skenari për trazira mes militantëve të kampeve politike gjatë votimit, bëhet me dije se policia e shtetit do ti përgjigjet sipas ligjit. Mësohet se policia ka nisur të  grumbullojë informacionet e nevojshme lidhur me atë që pritet të ndodhë më 7 maj.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka lëshuar një urdhër për drejtoritë vendore në qarqe që të mbajnë nën vëzhgim personat me precedentë penalë ose grupet e militantëve të PD-së, për të parë si do të jetë organizimi i tyre drejt Kavajës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime nga policia shprehen se përveç thirrjes së kreut të opozitës, deri më tani nuk ka informacione për organizim konkret të ndonjë tubimi. Në terren kanë zbarkuar efektivë të Antiterrorit ata të Rendit por edhe Operacionalet të cilët do të monitorojnë situatën për të parashikuar nëse do të shënohet ndonjë incident i mundshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Protesta e thirrur nga opozita më 7 maj në orën 11 ka qenë gjithashtu edhe kryefjalë e grupit parlamentar demokrat në çadrën e opozitës, këtë të enjte. Ka qenë ish-kryeministri Berisha ai i cili ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen opozitës në Kavajë të dielën, sipas tij për ta rikthyer edhe një herë në kryeqytetin e demokracisë.

“Data 7 maj është një ditë historike në analet e demokracisë shqiptare. Pas 27 vitesh, Kavaja sërish bëhet kryeqyteti i demokracisë. Ndaj thirrja ime për qytetarët e Kavajës në lartësinë e idealeve të tyre është t’a shndërrojnë 7 majin me guximin, trimërinë, zgjuarsinë e tyre në ditën e ngadhnjimit të revolucionit mbi farsën elektorale. Paqësisht dhe me dinjitet të refuzojmë këtë farsë me të cilën Edi Rama ka vetëm një qëllim: të të konsolidojë narko-republikën, të konsolidojë narko-policinë, të konsolidojë narko-gjykatat, të konsolidojnë të ardhmen narkotike të shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?