FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD: Urime, shqipja tashmë gjuhë zyrtare në Maqedoni

Partia Demokratike përshëndeti arritjen e marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re në Maqedoni.

“Përveç stabilitetit politik në Maqedoni, marrëveshja të cilën faktori i bashkuar shqiptar ia doli ta përcaktojë si kusht për krijimin e qeverisë së re, është një sukses në realizimin e interesave të shqiptarëve në Maqedoni”, theksohet në deklaratën e PD-së.

Sipas PD-së, kryelajmi është se si produkt i këtij angazhimi të përbashkët shqiptar, gjuha shqipe, do të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Progresi në përfaqësimin e shqiptarëve në pozicione kyçe të qeverisë së re është një g​aranci se kjo platformë do te zbatohet. Prania shqiptare përcaktuese në qeverinë e re të Maqedonisë është një garanci për procesin e qendrueshem të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO”, thekson partia kryesore e opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?