PD: Veç Doshit dhe Frrokut, ti hiqet mandati dhe Koço Kokëdhimës

Edhe pse Këshilli i Mandateve ishte mbledhur për heqjen e mandatit për deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku, pas kërkesës së prokurorisë, PD ka bërë një tjetër kërkesë.

Ajo ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit Koço Kokëdhimës.

Kërkesa u bë nga Eduard Halimi.

Halimi tha se ky Këshill duhet të shqyrtojë edhe kërkesën e tyre për heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.

Sipas tij, PD e ka bërë këtë kërkesë prej kohësh, por ajo nuk është marrë parasysh.

PD e akuzon Kokëdhimën se ka përfituar kontrata publike.

SHKARKO APP