PD vendos të përzgjedhë kandidatët për deputet nga vota e anëtarsisë

Partia Demokratike fton qytetarët që të propozojnë emrat që i duan si përfaqësuesit e tyre në legjislaturën e ardhshëm të Parlamentit Shqiptar. Preferencat e arsyetuara e që përjashtojnë ata me rekorde kriminale mund të jepen në faqen zyrare të PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Para se të nisej për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lulzim Basha kryetari i Partisë Demokratike shpalli një risi për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare.
“Që proçesi të jetë sa më i hapur, përveç rrugës statutore që do të ndiqet sipas përcaktimit në statut, dhe kjo do të monitorohet – jo për fasadë se partinë e fasadës e kemi në anën tjetër të bulevardit – por që në të vërtetë çdokujt t’i jepet mundësia për të propozuar, për të dhënë mendimin e tij për kandidatët e mundshëm të Partisë Demokratike, kjo mundësi do të ekzistojë edhe drejtpërdrejt për anëtarësinë e Partisë Demokratike dhe për çdo qytetar përmes një aplikacioni të posaçëm në faqen e Partisë Demokratike online, tek PD.al, deklaroi Lulzim Basha më 16 janar
Ky proces duhet të përfundojë, përsa i përket strukturës, brenda datës 5 Shkurt”.
Mbetet për t’u parë se sa ideja do të funksionojë, gjithësesi mundësia është reale tashmë, për këdo që ka interes dhe beson se mendimi i tij vlen, do të llogaritet.
PD.AL  është faqja zyrtare web e Partisë Demokratike. Dhe në funksion të këtij qëllimi ftohesh tek ikona nën logon propozo deputetin tënd .
Propozimi nuk pritet vetëm nga anëtarët që figurojnë në regjistrin e selisë blu:
“Partia Demokratike zhvillon një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës për përzgjedhjen e kadidaturave për deputetë. Të gjithë anëtarët, mbështetësit, por edhe qytetarët e tjerë janë të ftuar të propozojnë ato apo ata që duan t’i kenë deputetë”.
Kush ka tendecë për të propozuar ata me rekorde kriminale, më mirë të mos e bëjë
“Këto kandidatura do t’i nënshtrohen fillimisht verifikimit dhe kontrollit të figurës dhe pastaj mes tyre do të përzgjidhen ato që do të përbëjnë listën zgjedhore të PD-së në të gjithë vendin”.
Propozimit për kandidatin e mundshëm për deputet në qarkun përkatës duhet të shoqërohet edhe me arsyetimin për përzgjedhjen.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se kjo ëshët një përpjkje për të afruar më shumë qytetarët me të zgjedhurit e tyre në Kuvend.
Ndaj ka angazhuar dhe strukturat në degë për evidentimin e njerëzve që gëzojnë respekt, kapacitetet morale dhe profesionale për të në akudër të listave të cilët vulën përfundimtare e marrin nga forumet e larat drejtuese të PD-së. Pritet për t’u parë se sa aktiv do të jenë qytetarët me propzimet online dhe se sa mendimi i tyre do të zërë vend në listat e kandidatëve. Po ashtu është premtuar se 35% e listës do të vijë nga forumi rinor i Partisë Demokratike, përmes zgjedhjeve paraprake që do bëhen brenda tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?