PD zyrtarisht kallëzim penal për Ministrin Beqaj, në Prokurorinë e Përgjithshme

Deputetja Albana Vokshi, e shoqeruar nga deputetja Arbjola Halimi, e qe në emër të PD depozituan sot në Prokurorinë e Përgjithshme një kallëzim penal për ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj. Opozita e akuzon atë për shpërdorim detyre dhe abuzim me koncesionin e kontrollit shëndetësor bazë, i njohur si Check Up.

Sipas PD, kompania që ka marrë me koncension këtë shërbim, fiton në mënyrë të padrejtë miliona euro për punë të pakryer dhe kjo vetëm sepse është kompania e mikes së kryeministrit Rama, Vilma Nushi.

“Sot me kolegen time Halimi, dorëzuam kallzimin e parë penal, për Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ky kallzim lidhet me një sërë shkeljesh, të procedurave, të ligjeve, që përbëjnë edhe vepër penale, në këndvështrimin tonë, nga ana e Ministrit, në lidhje me konçensionin e check-up. Eshtë një konçension i Check-up-it, i kontrollit të detyrueshëm nga mosha 40 deri në 65 vjeç, që u zgjerua vetëm para disa javësh, nga 35 deri në 70 vjeç, të cilin Partia Demokratike e ka denoncuar  për shkak të abuzimeve të njëpasnjëshme dhe të klientelizmit, pra është një konçension që nuk ka marrë për bazë interesin e publikut, por përkundrazi, në kurriz të interesit të publikut ka favorizuar klientelën e Edi Ramës dhe Ilir Beqës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm me hartimin, përzgjedhjen e kritereve, përzgjedhjen e konçensionarit fitues, dhe me publikimin e tij, ne e gjykojmë që i është bërë dëm buxhetit të shtetit, mbi 16 milionë Euro, pa përmendur këtu nisjen e implemetimit, ku në gjykimin tonë, vetëm në një 9 mujor, të vitit 2015, shifra të cilat ne i kemi bërë publike vetëm para disa ditësh, është një abuzim prej 1.5 milionë euro. Partia Demokratike, është e vendosur të mbrojë interesin e publikut, të mbrojë financat publike, dhe kemi besim tek drejtësia që do të veprojë në këtë rast, me një ndër aferat më korruptive të kësaj qeverie”, tha deputetja Vokshi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?