PDIU bashkohet me LSI kundër reformës në arsim. Mesila Doda e quan “çmenduri”

Deri më tani kundër reformës në arsim është shprehur LSI-ja, ndonëse ajo e ka votuar në Kuvend bashkë me PS-në. Por së fundi një tjetër parti e koalicionit qeveritar, PDIU, e kritikon këtë reformë, me të cilën Rama krenohet.

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda duke iu përgjigjur pyetjeve të studentëve në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në një takim të zhvilluar ditën e sotme, e ka cilësuar çmenduri këtë reformë.

“Nuk e kuptoja dot vjet unë se si një student me 10.6 pikë, se nuk e dija si ishin këta koeficientet më shumë se dhjeta, nuk merrte degën që dëshironte. Por duhet të shkonte, se gabimisht në vit të parë kishte zgjedh një gjë, që ishte para 3 vitesh që nuk e kishin parashikuar këta pas 3 vitesh. A kuptoni çfarë po flasim edhe në fund fare më thoni dhe sukseset. Nuk e di çfarë suksesesh janë këto, se vetëm suksese nuk janë këto. Kjo është një çmenduri dhe duhet të jetë akoma më çmenduri që të gjesh kurajën dhe ta mbrosh këtë lloj gjëje.’, tha Doda.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?