PDIU: Deklaratat e Kokës duhet të merren seriozisht nga organet kompetente

Për Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, pjesë e koalicionit qeverisës, akuzat e ministrit të LSI-së Lefter Koka për policinë dhe kanabisin janë shumë të rënda dhe duhet të merren shumë seriozisht.

Në një intervistë për “Ora News”, deputetja e PDIU-së Mesila Doda kërkoi që organet kompetente duhet të merren me shqetësimet e Kokës lidhur me policinë dhe kanabisin dhe ti ndjekin deri në fund.

“Tmerrësisht shumë të rënda të dyja, duhet të merren shumë seriozisht dhe të shikohet nga organet kompetente.Nëse është si problem duhet të zgjidhet. Kur je brenda qeveri këto janë probleme që duhet të ezaurohen edhe në takimet e përditshme, edhe në mbledhje qeverie. Janë problematika shumë të rënda, organet kompetente ti marrin seriozisht dhe ti ndjekin deri në fund”- tha Doda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa lidhur me të ardhmen e koalicionit qeverisës, Doda theksoi se PDIU-ja nuk duhet parë si një hall i madh që i ka zënë dy partitë kryesore të koalicionit, PS-në dhe LSI-në.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Për ne është e rëndësishme të mos trajtohet sikur PDIU është një hall i madh që këto nuk dinë se janë të xhelozuar palët, kjo është idiotësi shumë e madhe. PDIU nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka përfaqësuar çështjen kombëtare që shqiptarët kanë më për zemër. Nuk më pëlqen të futemi brenda kësaj vorbulle, xhelozi e majtë, e djathtë, e qendrës. Besoj se ka një komunikim jo të drejtë për drejtë mes palëve sepse të gjithë palët nëse do ulen dhe do flasin sinqerisht ku kanë ngecje, hatër-mbetje apo problemet që kanë pasur, gjërat zgjidhen me komunikim. Por kjo është një çështje që u përket të dyja palëve dhe ato duhet ta vendosin sesi duhet të shkojnë përpara. Kthehem në kohën e qeverisjes së LSI me PD, nuk ka pasur përplasje kaq të forta dhe kaq të hapura mes palëve. Kjo vjen dhe se ishte një bashkim më i largët, një pjesë e të majtës me të djathtën. Kjo është më e fortë se është një luftë e brendshme. Gjithsesi zgjedhja dhe zgjidhja është e tyre. Do duhet të komunikojnë mbi të gjitha. Kemi dëgjuar shpesh herë mesazhe që janë të vështira për tu kuptuar. Mendoj se me dëshirën e mirë dhe komunikim, por me një çikë sinqeritet midis palëve do duhet të zgjidhen por politika shumë sinqeritet nuk ka”- u shpreh Mesila Doda.

Deputetja e PDIU-së, deklaroi se ngritja e Komisionit Hetimor për çështjen çame nuk pengon reformat dhe as nxit tension në marrëdhëniet me fqinjët.

Doda u shpreh optimiste se Komisioni do marrë rrugë javën e ardhshme në Kuvend.

“Do ketë gjithmonë një lloj stepie sa herë që janë këto hapa për tu marrë sepse politika jonë e ka pasur shumë të vështirë të trimërohet përballë një politike shumë agresive që është zhvilluar nga shteti fqinj shumë herë.

Ne nuk kemi qëllim të bëjmë luftë me askënd, as të nxisim marrëdhënie të tensionuara, por të vërtetat duhet të dalin.

E vërteta mbi të gjitha ndihmon shtetin fqinj.Asnjë nuk duhet të ketë asnjë problem të tillë me këtë gjë.

Besoj se javën e ardhshme do futet dhe do realizohet”- nënvizoi deputetja e PDIu-së, Mesila Doda.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?