PDIU dhe 9 parti të tjera regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 25 prillit
Këtë të premte, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka regjistruar 10 paritë e para garuese në zgjedhjet e 25 prillit të 2021. Mes tyre bie në sy se janë PDIU, Balli Kombëtar dhe Bindja Demokratike. PDIU-ja ende nuk ka një marrëveshje me PD-në për të hyrë në zgjedhje me lista të përbashkëta, por sot ka zgjedhur të regjistrohet më vete.
Nga ana tjetër janë regjistruar edhe dy kandidatë të pavarur, Pal Shkambi në Shkodër dhe Plarent Aleksi në Berat. Këto janë vetëm partitë e para që regjistrohen, teksa në vijim pritet të jenë dhe të tjerat pasi më të rëndësishmet nuk janë regjistruar ende.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha pritet të takohet këtë të shtunë me Idrizin. Mbetet për t’u parë nëse pas takimit do të njoftohet arritja e marrëveshjes apo jo. Qarku ku do të pozicionohet Idrizi dhe kandidatët e PDIU-së në listë duket se mban peng dhe marrëveshjen me Vangjel Dulen, i cili nuk dëshiron një përballje në të njëjtën zonë.
Partitë e regjistruara
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi
Bindja Demokratike, Astrit Patozi
Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli
Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslym Murrizi
Ora e Shqipërisë, Zef Shtjefni
Aleanca Demokratike Shqiptare, Eduart Abazi
Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhani
Balli Komëtar, Adriatik Alimadhi
Partia Emigracioni Shqiptar, Kostaq Papa
Partia e Reformave Demokratike, Krenar Rryçi
Kandidatët e pavarur
Pal Shkambi I pavarur, Shkodër
Plarent Aleksi I pavarur, Berat