PDIU merr deputetë borxh nga PS për grup parlamentar

Sesioni i ri parlamentar nisi dje zyrtarisht punimet, por pritet që pas zhvillimeve të fundit edhe brenda maxhorancës të ketë ndryshime për sa i takon përbërjes së grupeve parlamentare.

Në këtë sesion, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet do të jetë zyrtarisht dhe unanime pjesë e koalicionit të majtë, pasi deri më tani ka pasur shumë mosmarrëveshje dhe disa deputetë të PDIU nuk i votonin shumicën e ligjeve të qeverisë. Por Rama pas përplasjeve të fundit me Metën, me shpejtësi është afruar shumë me Idrizin, dhe në shkëmbim vetëm ditët e fundit, u ka dhënë disa drejtori të rëndësishme, ndërkohë që përflitet edhe për një vend ministri. Aktualisht PDIU ka në gjirin e saj 5 deputetë, konkretisht: Shpëtim Idrizi, Tahir Muhedini, Aqif Rakipi, Omer Mamo dhe Mesila Doda. Por që të jetë grup parlamentar një parti duhet që të ketë të paktën 7 deputetë. Aktualisht, në faqen e internetit të Kuvendit rezultojnë që pjesë e grupit të saj të jenë edhe deputetët Anduel Xhindi i PS dhe Gledion Rehovica e Bujar Derveni, të LSI. Por me nisjen e sesionit të ri pritet që ata të kalojnë te LSI dhe çamët të marrin deputetë borxh nga PS për të formuar grupin parlamentar, njoftojnë burime të Sot.

Nga ana tjetër pritet që dhe Mesila Doda të zyrtarizohet si kryetare grupi, pasi aktualisht rezulton Shpëtim Idrizi. Sipas burimeve, PDIU po këmbëngul fort që të jetë grup parlamentar, pasi ka më shumë benefite. Ajo përfaqësohet në Konferencë Kryetarësh, apo dhe kryetari i saj përfiton shërbime nga shteti si automjete dhe përfitime të tjera politike

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?