PDIU merr dhe drejtorinë e Arkivave të Shtetit
Bëhet fjalë për PDIU-në. Rama ka vendosur që ti japë kësaj partie edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.
Kështu pas 3 vitesh është larguar nga detyra Gjet Ndoj, ndërsa është emëruar në këtë post ish-gazetari Ardit Bido, këshilltari i Shpëtim Idrizit.
Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit të Shtetit, Gjet Ndoji njoftoi sot dorëheqjen nga posti që mbajti për tre vjet. Ai u emërua në këtë post, pasi bashkëpunoi në koalicionin e Aleancës së Shqipërisë Europiane me partinë e tij “Partia Aleanca Arbnore Kombëtare”. Gjet Ndoji nuk dha shkak për dorëheqjen, por në një status në Facebook mburri punën që kishte bërë deri tani.
Gjet Ndoji nuk kishte asnjë lidhje me postin që mbajti këto vite, ndryshe nga paraardhësit e tij, që ishin studiues të mirëfilltë. Posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivës së Shtetit dhe vendet e punës në këtë institucion u përdorën si plaçkë, për ta shpërblyer për votat që i dha koalicionit partia e tij. Por Lapsi.al mësoi se Gjet Ndoji po largohet nga detyra, për të njëjtat arsye që u emërua. Tani në tregun e Aleancës së Shqipërisë Europiane po merr vlerë çdo ditë e më shumë PDIU. Çamët e Shpëtim Idrizit janë kudo, nga veriu në jug. Sot ato arritën t’i shkëpusin Edi Ramës edhe një llokmë tjetër nga pushteti. Kryeministri është në pikën që nuk i thotë Jo oreksit të Shpëtim Idrizit, që kur Ilir Meta artikuloi fjalën “qeveri teknike”.
“Urime për stafin dhe punonjësit e arkivave shqiptare, urime për familjet e tyre”, e mbylli Gjet Ndoji mesazhin e tij të dorëheqjes. Duket se ish drejtorit nuk i ka mbetur asnjë pakënaqësi për largimin nga detyra. Edi Rama do t’i ketë premtuar edhe këtij ndonjë post tjetër drejtori, sepse zgjedhjet nuk janë shumë larg.
Tani duhet që Edi Rama ti jap edhe një post ministri PDIU, pasi e meritojnë si parti, pasi mori gjithë ato drejtori qendrore e rajonale.
KOHA JONË SONDAZH

