PE: Reforma të votohet më 21 korrik; në të kundërt minohet perspektiva europiane

Komiteti i Jashtëm në Parlamentin Europian (PE), po zhvillon të martën një seancë diskutimi për reformën në drejtësi, në Shqipëri.

Në hapje të seancës, eurodeputeti Elmar Brok apeloi për miratimin e domosdoshëm të reformës në drejtësi, më 21 korrik.

KA pasur hezitime sa i takon reformës në gjyqësor, pasi nuk është gjithmonë e thjeshtë të kuptosh “begraundin” e disa sjelljeve që po bëhen në Shqipëri, lidhur me këtë reformë. Por nëse do të votohet refor ma ne nuk mund ta pranojmë këtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kështu që në orët në vijim Shqipëria duhet ta realizojë vërtet reformën në drejtësi. Është momenti i fundit për ta që të mund të marrin këtë vendim, i cili nuk mund të vonohet më”, tha eurodeputeti Brok.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn, paralajmëroi se në rast të mosvotimit të saj të enjten në Kuvend, perspektiva europiane e Shqipërisë do të minohet dhe do të jetë negative. Hahn, po ashtu theksoi se nëse parlamenti shqiptar nuk do të marrë një vendim pozitiv, atëheëe për reformën në drejtësi do të mbahet një referendum, pasi 90 për qind e popullit shqiptar e mbështet atë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?