Pedagogët nuk tërhiqen. Kreu i Sindikatës: Të gjithë të hënën në protestë kombëtare para Universitetit

Pedagogët janë mbledhur sërish në protestë paraditen e sotme te Korpusi i Politeknikut, duke vijuar me kërkesat e tyre drejtuar qeverisë.

Ndërkohë sot ata kanë njoftuar se ditën e hënë në orën 11:00 do të mbahet protestë kombëtare te sheshi “Nënë Tereza”.

“Të hënë në orën 11:00 protestë kombëtare, ku të gjithë pedagogët dhe studentët i ftojmë të jenë këtu dhe të diskutojmë. Le të kthehet ky peticion si një nismë për ndryshimin e situatës në universitete. Kërkojmë autoriteteve të dekanateve që të mbledhin Asambletë dhe të vendosin mbi mënyrën si ata do mbajnë qëndrim ndaj peticionit. Kërkojmë nga përfaqësuesit e studentëve të mblidhen dhe të diskutojnë për realizimin e këtij peticioni që kërkesat të kenë impakt të përbashkët si te pedagogët ashtu dhe tek studentët”, u shpreh kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?