Peleshi-Berishës: Kulla e Korçës kushtoi sa një këngë e Çiljetës
Kulla panoramike e ndërtuar në qytetin e Korçës, është përmendur sërish sot në Kuvend. Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, i është kundërpërgjigur ish-kryeministrit Berisha. Ky i fundit hodhi akuza se ajo kullë ka kushtuar 2 milionë euro.
“Merret me kullën panoramike të Korçës, thotë se ka kushtuar 2 milionë euro. Vetëm 20 milion lekë ka kushtuar, sa një këngë e Çiljetës në koncertin e tij”,-tha Peleshi.
Seanca e sotme e Kuvendit ishte e para e drejtuar nga nënkryetari Shpëtim Idrizi, një javë pas zgjedhjes së tij në këtë post. Ajo nisi me interpelancën e kërkuar nga PD-ja për Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj
KOHA JONË SONDAZH

