Peleshi: Fitorja në Kolonjë pa Ilia Stefon, e vështirë
Aleanca për Shqipërinë Europiane po mban një takim falenderues me qytetarët e Kolonjës pas fitores së kandidatit të tyre për Kryebashkiak, mjekut Ilia Stefo.
Në aktivitetin ku është i pranishëm dhe kryeministri Rama, numri dy i qeverisë Niko Peleshi, tha se Stefo është njeriu i duhur për kolonjarët.
“Në Kolonjë jemi këtu për t’u kthyer dinjitetin. Kandiduam Ilia Stefon jo si një nga anëtarët e PS, por si djalë i mirë i Kolonjës, qytetar i devotshëm.Jua ia njohët magjinë e punës, i dhatë mundësinë të vijë në krye të Bashkisë.Nuk ishte fushatë e lehtë. Ne vinim në këtë fushatë për të dhënë llogari. Nuk ka ndodhur ajo që pritej, por më ka prekur vota e atyre fshtatrave që jo në 25 vjet, por dhe ne në këto tre vjet nuk kemi mundur të shtojnë programin tonë. Po të mos ishte Ilia Stefo kjo fitore do të ishte e vështirë ose e pamundur.Votën tuaj do ta kthejmë në punë dhe projekte”, tha Peleshi.
KOHA JONË SONDAZH

