Peleshi i përgjigjet Berishës për TEC-in/ E dua Korçën më shumë se ju

Pas fjalës së ish kryeministrit Salin Berisha, I cili e akuzoi se pas planit për ndërtimin e një TEC-I në Fushën e Maliqit në Korçë, ka reaguar edhe zv/kryeministri Niko Peleshi.

Sipas tij, Berisha foli për një TEC që nuk ekziston.

Nuk më pëlqen të notoj në batakun tuaj zoti Berisha prandaj nuk flas shpesh në parlament. Sot po ngrihem pasi po shpërndani një tymnajë, por nuk mund të them se nuk ngjisin. Thatë një gjë të rëndë për të gjithë qytetarët e Korçës dhe Maliqit. Folët për një TEC që nuk ekziston. Torfa digjet në vetvete. Ndotja që i shkaktohet sot asaj toke nga torfa është mëse e dukshme. Unë atë zone e dua më shumë se ju. Jam i pari që isha kundër një TEC-i që do të digjte torfën. Kjo është një iniciativë e Ministrisë së Energjitikës, që ti hapet rruga analizimit të torfës nëse mund të vlejë si burim energjie dhe për ti dhënë një zgjidhje Fushës së Maliqit”, tha Peleshi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?