FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Peleshi: Kemi bërë shumë gabime në të shkuarën me arsimin

Gabimet në të shkuarën me arsimin janë shkaqet që lufta me papunësinë ende nuk është fituar. Kështu tha Zv/kryeministri Niko Peleshi në prezantimin e objektivave për zhvillimin e arsimit 2030 me 17 programe. ‘Duhet të bëjmë më shumë për arsimin’,- tha Peleshi, dhe arsimi profesional është thelbi i politikave tona për më shumë punësim. Ndërsa ministrja Nikolla pranoi sfidat e të ardhmes në arsim, por shtoi se deri më sot është forcuar qëndrueshmëria e sistemit arsimor.

‘Luftën me papunësinë ende nuk e kemi fituar. Jemi të vetëdijshëm se duhet të bëjmë më shumë për arsimin dhe me arsimin kemi bërë shumë gabime në të shkuarën’.

Kështu e nisi fjalën e tij zëvendës/kryeministri Niko Peleshi lidhur me analizën e politikave të arsimit gjatë prezantimit të objektivave të zhvillimit të axhendës 2030.

Swiss Digital Desktop Reklama

Peleshi veçoi se arsimi profesional qëndron në thelb të politikave për të garantuar më shumë punësim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Peleshi: Në Shqipëri jemi të vetëdijshëm që duhet të bëjmë edhe më shumë për të garantuar zbatimin e suksesshëm të strategjisë së zhvillimit dhe integrimit të vendit. Arsimi profesional qëndron në thelb të përpjekjeve tona për të garantuar më shumë punësim dhe më shumë mirëqënie për të gjithë.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, pranoi se sfidat në të ardhmen janë të mëdha, por deri më tani është bërë e mundur që të forcohet qëndrueshmëria e sistemit arsimor.

Nikolla: Jemi të vetëdijshëm për sfidat që do të përballemi edhe më tej. Po sjell në vëmendjen tuaj si të tilla, përsosjen sistematike të kurrikulës, përmirësimin e burimeve të nxënies me përparësi përdorimin në mësim të burimeve të TIK-ut, reformimin e thelluar të profesionit të mësuesit dhe drejtuesit të shkollës, përmirësimin e  infrastrukturës shkollore etj.

Axhenda 2030 përfshin 17 programe të zhvillimit të arsimit dhe përmban eleminimin e varfërisë, garantimin e shëndetit dhe mirëqënies, një punë dinjitoze dhe barazi gjinore.

Raporti i analizës së politikave në arsim ishte një kërkesë e UNESCO-s, për të cilin zv/drejtori i Përgjithshëm Qian Tang tha se janë qeveritë ato që mbartin përgjegjësinë parësore për përmbushjen e këtyre objektivave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?