FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Peleshi për Manjanin: Nuk komentoj informacione në ajër

Placeholder Image

Zv/kryeministri Niko Peleshi nuk ka pranuar të komentojë informacionet mbi largimin nga posti të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Pasi u pyet nga gazetarët, Peleshi tha: “Nuk e kam një informacion të tillë. Ku e keni dëgjuar këtë? Nuk mund të komentoj informacione në ajër”.

Ndërsa ditën e djeshme, përmes një statusi në Facebook, vetë Ylli Manjani ka përgënjeshtruar lajmin e dalë nga disa portale se ai është larguar nga posti i tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Manjani sqaron se lajmi i rremë lidhet anulimin e një konference për shtyp, të cilën ai shton se e ka anuluar për arsye thjesht shëndetësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në reagimin e tij Manjani thekson se as nuk ka dhënë dorëheqje, e as nuk është shkarkuar nga posti i tij si ministër i Drejtësisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?