Peleshi: Tymnaja e Berishës me maturantët
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi replikoi me ish-kryeministrin Berisha në Kuvend për kuotat e studimit, ndërsa i quajti deklaratat e tij një tymnajë!
“Për të shpërndarë tymnajën, kam dy të vërteta të thjeshta që jo pa qëllim u mbështollën me tymnajë. Ka 25 mijë kuota dhe 22 mijë aplikime, pra, asnjë maturant nuk do mbetet pa të drejtë studimi”
Sipas Peleshit, Berisha po manipulon studentët kur thotë që njëri me mesatare 9 paska të drejtën e studimit dhe një tjetër me 9.7 jo. “Kjo ndodh se jo të gjithë studentët kanë të njëjtat preferenca. Ky është rankimi, në fazën e dytë do mbeten kuota të lira”.
KOHA JONË SONDAZH

