Pëllumbi, Nanos: PS ka vdekur? Mos na fol nga Vjena

Servet Pëllumbi ka replikuar me Fatos Nanon në distancë, pas deklaratës së tij pak kohë më parë se Partia Socialiste ka vdekur.

“Prandaj s’erdhi ai, se kishte frikë nga vdekja?! Pse s’erdhi ta thoshte këtu? Pse rri në Vjenë dhe e thotë nga Vjena.

Të vijë këtu, të rrijë tek ata që e deshën, brohoritën për të, e mbështetën gjatë kohës që ishte në burg dhe gjatë kohës që ishte në krye të PS-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka nevojë Partia Socialiste për mesazhe të tilla, në distancë, aq më tepër pesimiste”, ka thënë Pëllumbi për “GSH”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu ai ka komentuar edhe krijimin e një partie nga Ben Blushi.

“Nuk mendoj se është ndarje e re. Janë në kuadrin e mendimit ndryshe. Nuk ka ndonjë të keqe Partia Socialiste nga mendimi ndryshe, nga mendime të tilla dhe nga pikëpamje që mund të duken krejt të ndryshme. Por fakti është që flasin epunojnë në shtratin e së majtës”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?