Pengimi i opozitës për të hyrë në Kuvend, Agron Gjekmarkaj: Jemi kthyer në shtet i telefonit

Deputetët e opozitës, edhe ata që nuk ishin të përjashtuar nga Komisioni i Etikës, nuk u lanmë nga Garda e Republikës që të futen në sallën e seancën plenare në Parlament. Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i Kuvendit dhe deputet i PD-së tha në emisionin “Të Paekspozuarit”, se Kuvendi duhet të marrë masa që deputetët të hyjnë të pacenuar dhe jo me një zinxhir të madh gardistësh.

“Ne nuk jemi më shtet i ligjit, por shtet i telefonit, urdhrit dhe përballë këtij urdhri çdo gjë bie dhe bëhet e pavlerë. Ne do të shkonim në seancën e orës !7:00 dhe sapo u gjendëm te shkallët e Kuvendit, ishte mbushur me gardistë, për të ndaluar deputetët e përjashtuar, por kësaj here nuk u lejuan as deputetët e papërjashtuar.

I thashë komandatit të Gardës, jam nënkryetar i Kuvendit, a mund të futem. Më tha po, por kur të largosh deputetët e tjerë, sikur unë isha edukator.

U krijuar situatë tensioni dhe e papërshtatshme. Kuvendi duhet të marrë masa që deputetët të hyjnë të pacënuar. Ne hymë duke na kapur për xhaketash dhe këmishës. Hymë në një situatë jo normale, me një zinxhir të madh gardistësh. Qeveria dhe mazhoranca duartroket vetëveten, ne përfunduam në protestë”,-tha Gjekmarkaj.

SHKARKO APP