”Për shkrirjen e LSI, mos u shqetëso”/Braimllari-Peleshit: Ti nuk do jesh më deputet pas 25 Prillit

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, po ashtu dhe drejtues politik i LSI-së në qarkun e Korçës, Endrit Braimllari sërish i drejtohet ministrit Niko Peleshit, ku teksa i kërkon që të bëjë durim, thotë se pas 25 prillit ai nuk do të jetë më as deputet. ”Për shkrirjen e LSI, mos u shqetëso. Ti vetëm i përdor njerezit e ndershëm, ndaj në 25 Prill do marrësh një goditje spektakolare”,-shkruan Braimllari.

Postimi i plotë

Niko Peleshi, pa merak, duro dhe pak ditë se do t’a bëj të qartë ty dhe gjithë Korçës, sesi drejtorat e tu së bashku me ty abuzojnë në emër të qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa për shkrirjen e LSI, mos u shqetëso.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ti nuk do jesh më deputet pas 25 Prillit, jo se e them unë, por se socialistët e ndershëm janë larguar prej teje se ti i braktise për interesat e tua personale.

Ti vetëm i përdor njerezit e ndershëm, ndaj në 25 Prill do marrësh një goditje spektakolare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?