Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.1 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Për Shqipërinë, gati të vishem me lecka”! Rama – Gjekmarkajt për donacionet: S’janë kredi në ditë me diell!

Politikë E martë, 18 Shkurt 2020 21:35
“Për Shqipërinë, gati të vishem me lecka”! Rama – Gjekmarkajt për donacionet: S’janë kredi në ditë me diell!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama po flet për Konferencën e Donatorëve, emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24.

Përtej lajmit të gëzueshëm për mbledhjen e shumës marramendëse prej 1.15 miliardë euro për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, analisti në studio, Agron Gjekmarkaj, tha se 700-800 milionë euro nga kjo shumë janë borxhe, që Shqipëria duhet t’i shlyejë.

Në përgjigjen e tij, Rama tha se kjo është një kredi që jepet në ditë të zezë dhe për pasojë nuk do të shlyhet me të njëjtat instrumente, si në rastet e një kredie të zakonshme.

Gjekmarkaj: Dje ishte një ditë e mirë, iu njoh rolin dhe përpjekjen për të maksimalizuar rezultate konkrete. Kryeministri nuk ka faj kur bie tërmet, por ka përgjegjësi për reagimin e institucioneve, me aq sa ka mundësi. Nuk më pëlqen krenaria e lypsarëve, mendoj se Evropa e ndihmoi Shqipërinë dje, por nuk është qëndrim politik, është human, pasi qëndrimin e Ramës e kanë refuzuar me integrimin. Ajo që më shqetëson është se ne kalojmë nga tërmeti natyror, në tërmetin e propagandës, që ka filluar dje, dhe ju si mjeshtër i komunikimit e kandisni kaq mirë këtë. Dua t’iu them troç shqiptarëve, që 700-800 milionë janë borxhe dhe duhen paguar dhe nuk e di pse donacionet duheshin përzier me kreditë.

Rama: Për shumë arsye, mbase ngaqë nuk kam pasur një fat kurnac ndoshta, por edhe si rezultat i një edukate të marrë që i vogël, kur prindërit më thonin ‘kurrë mos kërko asgjë, përveç librave, se s’ke për të marrë’. S’ia kam shtrirë dorën askujt, por për Shqipërinë jam gati të vishem dhe me lecka dhe të shtrij dorën fizikisht. Shqipëria është një vend jo i pasur, është shumë më i pak i varfër se ç’e bëjnë shumëkush, por shumë herë më pak i mundur se pothuajse të gjithë ata që ishin dje aty. Është e sigurt që Shqipëria sot ka një mundësi fantastike dhe s’ka askush arsye pse të gjejë mënyra të fusë te njerëzit dyshime e mendime që e relativizojnë këtë proces. Shqipëria ka qenë dikur vend që refuzonte çdo borxh, Republika Socialiste e Shqipërisë, por ai vend nuk ekziston më. Kreditë e Konferencës së Donatorëve nuk janë kredi që merren në ditë me diell, pra nuk janë me të njëjtat kushte dhe nuk kanë të njëjtat instrumente që kanë kreditë e zakonshme.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fokusi jonë do jetë përfundimisht ekonomia dhe asgjë tjetër, kjo sepse mendojmë që jemi në kushtet tani kur mund ta shtyjmë shumë fort ekonominë. E fundit, nëse Shqipëria do të ishte refuzuar për çeljen e negociatave si rezultat i fajeve të qeverisë, të jeni 100% të sigurt që nuk do të kishte marrë atë që mori dje nga Franca dhe vendet e tjera. Nuk është e vërtetë që Shqipëria është refuzuar për arsyet e saj, kjo është evidente. Ndodhi ajo që kërkoi Franca, një metodologji të re. Mjafton kjo për të kuptuar që qëndrimi i Francës, nuk ka pasur lidhje me Shqipërinë, ashtu si dhe qëndrimi i Holandës apo Danimarkës. Është një konflikt brenda familjes evropiane, unë nuk merrem më me negociatat, nëse do të çelen apo jo. Ajo që duhet të kuptojmë është se nëse do të çelen negociatat, do të çelen për të gjithë shqiptarët dhe për këtë qeveri, që ishte në tetor dhe që do të jetë edhe në mars. Thelbi është po u zgjidh brenda tyre problemi që ata kanë me zgjerimin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

edi ramaGjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali
Para 8 orësh

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 10 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 10 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

3 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 15 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

4 A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?
Para 12 orësh

A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.