Për t’i shpëtuar varfërisë, mbi 10 mijë të mitur shqiptarë kanë kërkuar strehim në Itali

Edhe pse jo toka e ëndërrave (Amerika), Italia për të miturit nga Shqipëria është një tokë për t’i shpërtuar varfërisë në Shqipëri.

Janë më shumë se 10 mijë fëmijë shqiptarë që nën motivacionin, “nuk kemi familje dhe të afërm se ku mund të mbështetemi” kanë kërkuar një strehë, ushqim dhe përkujdesje në Itali në 7 vitet e fundit.

Pak dihet mbi ecurinë e tyre pasi arrijnë moshën e pjekurisë. E humbura e madhe është Shqipëria. Sipas të dhënave nga zyra për të Miturit e Huaj të Pashoqëruar, fëmijët shqiptarë renditen të tretët pas atyre nga Ukraina dhe Egjipti për numrin më të lartë të kërkesave për përkujdesje në Itali.

SHKARKO APP