Përçahet edhe ajo pak PD e Alibeajt. Jorida Tabaku del kundër
Jorida Tabaku është shprehur se duhen mbështetur kandidatët e dalë nga primaret. Tabaku nuk ka pranuar që të dalin me kandidat për kryebashkiak, por të dilet vetëm me kandidatë për këshilltarë.
Ajo ka deklaruar në mbledhjen e fundit të PD-së te Alibeajt:
‘Unë jam kundër kandidateve për kryetare bashkie të tjerë nga opozita.
Për më tepër në Tiranë, Durrës dhe Elbasan! Përçarja e partisë në bazë është shumë e dukshme, sidomos në Tirane dhe çdo vendim i tillë thjesht do ta përkeqësonte situatën! Ne duhet të mendojme për emrin e Partisë Demokratike dhe për logon e PD-së dhe duhet ta mbrojmë atë të ngrihet e jo të rrudhet!
Jeni duke vepruar gabim dhe po e zvogëloni Partinë Demokratike! Na lejoni të fokusojmë energjitë në listat e këshillit bashkiak dhe te emri i subjektit Partia Demokratike’, është shprehur deputetja Jorida Tabaku në mbledhjen e grupit Alibeaj.
KOHA JONË SONDAZH

