Përdorimi i të dhënave të shqiptarëve nga PS? Zheji “zbërthen” skemën: Krim kushtetues, pa diskutim. Një lojë ankthi e partisë shtet në pushtet
Analisti Artur Zheji ka folur në “Pikat mbi i” në News24 për çështjen e fundit të hedhur në skenën politike, përdorimi i të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë, për të cilat akuzohet partia Socialiste.
Zheji ka zbërthyer ‘skemën’ se si funksionon database me të dhënat e votuesve, duke e cilësuar një krim kushtetues dhe një lojë ankth itë partisë në pushtet që ndjen se po humb pushtetin.
“Të mundohemi të bëjmë një shpjegim për publikun e gjerë që të kuptojnë çfarë është për opinionin e gjerë.
Është zbuluar papritur e pakujtuar një skandal i barabitshëm me atë të Ëatergate, që rrëzoi presidentin Bush Senior. U zbulua që shërbimet sekrete të Presidentit në pushtet kishin depërtuar në selitë partiake të Partisë Demokratike amerikane të asaj kohe për të marrë të dhënat e kundërshtarit politik në fushatë elektorale. Kjo u zbulua dhe Bushi i vjetër dha dorëheqjen.
Patronazhisti është një personazh me siguri me të kaluar ish-spiun ose shumë i talentuar për të çështje spiunazhi, i cili këqyr 10 zgjedhës potencialë për të nuhatur nëse kanë si target votimi partinë që kanë pasur, një parti të re apo janë të lëkundur. Është shpikja më e re e shqiptarëve, e kanë quajtur patronazhist, dikur në kohën e komunizmit quhej i plotfuqishmi i lagjes. Ai ishte në fakt për të kapur krimet. Këta e kanë transformuar një pozicion të sigurimit në proces elektoral që ky është një krim kushtetues padiskutim, pa diskutim. Mënyra e organizimit është me celula. Ky këqyr 10 dhe raporton. Për shembull kishte dhe emra shumë të shquar, si Ardit Gjebra. Në 2013 Ardit Gjebrea ka votuar PD-në, por tani sipas patronazhistit ka një orientim majtas. Dhe ti dhe ne jemi futur në database-in paralel të patronazhistëve, që nuk është më një database…
Është e njëjta skemë e huazuar në sigurimin e shtetit, të gjitha institucionet kishin një personazh që ishin rekrutuesi, bazisti, nuk i mbaj mend të tjerët, në 10-15 veta ishte njëri që i mbikëqyrte. Ka devijacione, kanë thënë gjë. bënin një material të madh informativ dhe e çonin për përpunim për të distiluar atë që quhet identikiti i personit. Është një tentativë për të distiluar identikitin e votuesit dhe unë them që e gjitha kjo është një lojë ankthi e partisë shtet në pushtet që e ndjen se po i rrëshqet pushteti. ”, deklaroi Zheji.
Sipas Zhejit patronazhisti kushton dhe gjithçka varet nga financat e një partie.
“Patronazhisti bën dy funksione. Ai dedekton dhe me ata që ai mund të mbyll vetë ndonjë ‘deal’, e mbyll. Është strukturë militariste, që vjen nga diktatura. E-Albania i duhet për të update-uar informacionet. Po të ishin zgjedhjet në shator, djali im do të votonte, por tani jo pasi e ka ditëlindjen në gusht. E-Albania të jep brezin e parë të votuesve. Nëse babai nuk voton PS, nuk merren me djalin. Djalin e llogarisin si votë kundra potenciale. Patronazhisti kushton. Kush ka më shumë lekë nga partitë, ai ka më shumë patronazhist. Ai është strukturë qelizore. Ky kujdestari do të marrë diçka, një lekë shtesë dhe një rrogë misterioze shtesë. Problemi është se kush i paguan këta? Një dorë misterioze. Partia më me lekë dihet se kush është. Aty nuk ka liri, por metodë. Metoda është kalkulim.”, tha ai.