Përfaqësuesi i Bankës Botërore: I japim Shqipërisë 900 milionë euro për 4 vitet e ardhme
Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas, gjatë një konference me kryeministrin Edi Rama, u shpreh se kanë diskutuar për disa projekte të cilat do t’i financojë Banka Botërore. Salinas u shpreh se janë tre shtylla kryesore ku do të investojnë, ndërsa theksoi se në 4 vite të zbatimit të projekteve do të investohen 900 milionë euro.
“Jemi mbledhur sot për diçka që asnjë herë s’kemi pasur në historinë e partneritetit me Shqipërinë. Sot donim të shënonim ngjarjen e miratimit të kuadrit të ri të partneritetit me vendin. Që në thelb cakton kontratën me ju, me Shqipërinë. Në kuadër të këtij partneriteti jemi përqendruar në tre gjëra, më shumë vende të mira për popullsinë, shtylla e dytë e strategjisë sonë përqendrohet te kapitali njerëzor, forcimi dhe përdorimi i mirë i kapitalit njerëzor.
Çfarë duam të themi me këtë është se siç e dimë jemi të shqetësuar për numrin e të rinjve që largohen nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, por ne mendojmë që të vazhdojmë së bashku trajektoren e forcimit të kapitalit njerëzor dhe jetët produktive në vend. Mendojmë që është arritur shumë,. Kemi arritur së bashku me qeverinë për shëndetësinë, për rindërtimin e spitaleve, përmirësimi i cilësisë së kujdesit shëndetësor.
Sa i takon arsimit është e mundur që të nisim të punojmë për të përmirësuar aftësitë dixhitale për fëmijët. Shtylla e tretë e strategjisë tonë përqendrohet te qëndrueshmëria, rezistenca. Ne e dimë se shqipëria ka qenë e prekur nga këto kriza dhe do punojmë të risim rezistencën financiare,përmirësimi i infrastrukutën dhe përmirësimin e menaxhimit të katastrofave. Kuadri i ri për partneritetin i vë në dispozicion Shqipërisë për 4 vitet e ardhme 900 milion euro, trashi i parë i projekteve është 360 milion euro dhe presim një tjetër projekt që të miratohet së shpejti për 60 milion euro. Kemi punuar për një projekt i cili do të të trajtojë urat në rrezik nga goditjet natyrore. Është një program i fortë dhe mjaft i madh. Së bashku me më MF kemi punuar për rritur rezistencën fiskale të Shqipërisë. U jemi mirënjohës ministrisë. Me MB ne do të punojmë për rritur rezistencën e bujqësi ndaj ndryshimeve klimaterike. Një projekt tjetër do të jetë për lumin e Vjosës, pasi u përcaktua si zonë e Mbrojtur dhe do të punojmë se bashku. Kemi shumë projekte. U jemi mirënjohës pasi keni një angazhim të pashembullt. Angazhimi ndaj Shqipërisë është që ti realizojmë të gjitha këto”, është shprehur Emanuel Salinas.