Përfaqësuesit e LSI: Dëshirë e madhe për të votuar

Lëvizja Socialiste për Integrim synon të dalë forcë e parë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ambicia politike është deklaruar nga përfaqësues të lartë të kësaj force politike, në rrethe të ndryshme të vendit, ku ndoqën nga afër procesin për zgjedhjet e kreut të LSI.

Vlerësuan konstruktivitetin që LSI ka demonstruar në të gjitha situata që ka kaluar vendi dhe njëkohësisht pozitiviteti për të mbajtur larg vendin, por edhe politikën nga konfliktualiteti i acaruar, tepëruar dhe artificial”, tha Petrit Vasili.

Kurse Nasip Naço do shprehej se “kjo pjesëmarrje tregon qartë ambicjen tonë për zgjedhjet që po vijnë së shpejti, për të qenë forcë e parë politike. Nuk është pretendim  i kotë pasi ne dihet që në qarkun e Beratit rritja jonë ka qenë nga 2009-2013 mbi 50%”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga kontaktet që kemi pasur me kryetarët e komisioneve 1/3 e anëtarëve ka shkuar të votojë”, theksoi ndërkaq Edmond Haxhinasto.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kurse Dritan Ylli ka pohuar se gjithë kjo dëshirë kaq e madhe për të votuar është një premisë dhe bazë e fortë që LSI të jetë forcë e parë politike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?