FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përfundon mbledhja e grupit të PD. Topalli e Bregu nuk tërhiqen: Të lësh 600 mijë votues të PD pa votë është gjenocid

Sapo ka përfunduar mbledhja urgjente e thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha me deputetët demokratë. Deputetët demokratë prej më shumë se katër orësh janë përfshirë në debate forta mes tyre në mbledhjen e cila vijon që prej orës 18:00, të diktuara edhe nga zhvillimet më të fundit politike, të ndikuara edhe nga qëndrimet e shprehur në video-konferencën e zyrtarëve të lartë të Brukselit të cilët kërkojnë daljen e opozitës nga çadra dhe futja e saj në zgjedhje.

Në mbledhje me dyer të mbyllura të grupit parlamentar demokrat që po mbahet në selinë blu mësohet se dy deputetet Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu kanë vijuar me qëndrimin e tyre kundër bojkotit të zgjedhjeve. Topalli mësohet të ketë thënë se jemi në pikë kritike si vend dhe si parti dhe se PD nuk mund të rrëshqasë drejt së panjohurës. Nga ana tjetër Bregu është shprehur se të lësh 600 mijë votues PD pa vote është gjenocid. Në debate është përfshirë edhe deputeti Astrit Patozi i cili ka kërkuar që të luftohet për të arritur maksimumin e kauzës, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

DEBATET

Swiss Digital Desktop Reklama

Topalli: Jemi në një pikë kritike si vend edhe si parti. PD nuk mund të rrëshqasë drejt të panjohurës. Jam e sigurt që Basha do gjejë zgjidhje. Basha s’do e lërë PD të shkojë në pikën e moskthimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Patozi: Të luftojmë fort për të arritur maksimumin e kauzës sonë.

Bregu: Shitblerja e votës është krim, por kërkon dy palë. Të lesh 600 mijë votues demokratë pa votë është gjenocid.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?