FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përfundon mbledhja e Kryesisë së LSI-së, emrat që rikonfirmohen në listat për deputetë

Kryesia e LSI-së është mbledhur sonte, pak orë pas zgjedhjes së kryetarit të kësaj forcë Ilir Meta, President i Republikës.

Kryesia ka diskutuar listat e kandidatëve për deputetë ndërkohë që mesnata e nesërme është afati përfundimtar për dorëzimin e tyre në KQZ.

Sipas raportimeve është rikonfirmuar gati 90% e grupit aktual të LSI-së, si kandidatë për deputetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu në lista do jenë sërish Luan Rama, Silva Caka, Kejdi Mehmetaj etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pari në Berat do të jetë Nasip Naço, ish-ministri i Drejtësisë.

Po kështu mësohet se në lista do jetë edhe Ylli Manjani.

Keshtu mesohet se ish-ministri i Transportit Edmond Haxhinasto konfirmohet në listën për deputetë të LSI-së në qarkun e Elbasanit.

Ndërkohë që ka mbetur pa mbyllur lista e kandidatëve të Tiranës dhe Kukësit.

Në qarkun e Gjirokastrës ka emra të rinj në listën për kandidatë, 60% janë femra.

TIRANË
Luan Rama
Ylli Manjani
Klajda Gjosha

BERAT
Nasip Naço

VLORË
Shezai Rrokaj,
Sokol Dervishaj

FIER
Petrit Vasili

ELBASAN
Monika Kryemadhi,
Edmond Haxhinasto

DURRËS
Lefter Koka

KORÇË
Edmond Panariti

SHKODËR
Agron Çela,
Dritan Ylli

DIBËR
Përparim Spahiu

GJIROKASTËR
Vangjel Tavo,
Ediola Braha,
Entela Brahimi,
Gjergji Petro,
Freskida Cako

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?