FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përfundon pas 3 orësh takimi Rama-Basha në Presidencë (VIDEO)

Pas 3 orësh ka përfunduar  takimi në Presidencë mes Kryeministrit dhe kryetarit të PD-së, me ftesë të presidentit Nishani.

Ende nuk ka detaje lidhur me atë çfarë është diskutuar dhe nëse ka një marrëveshje. I pari ka dalë nga zyra e Presidentit, Kryeministri Edi Rama. Kryeministri nuk ka folur për mediat.

Ndërkohë kreu i PD-së është rikthyer sërish në Presidencë. Pritet që Basha të mbajë një qëndrim në çadrën e opozitës në bulevard.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në tryezën e Kreut te Shtetit u ulën kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-se Lulzim Basha, të shoqëruar nga krerët e grupeve parlamentare Gramoz  Ruçi e Edi Paloka. Diskutimet nën monitorimin e Presidentit Nishani vijojnë prej orës 10: 15 minuta.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/829516107173513/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?