Përfundon puna për vijëzimin e sinjalistikës lineare në dy rrugë në Tiranë, Veliaj tregon metodën që është përdorur: Kujdes i veçantë për çdo rrugë

Rruga e Barrikadave dhe ajo “Fortuzi” në Tiranë kanë marrë një pamje të re pas ndërhyrjes së “Punëtorëve të Qytetit”.

Ata kanë bërë vijëzimin e sinjalistikës lineare në këto dy rrugë me metodën “Ghiocialate bikomponente” me efekt zhurmues.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë fotot pas përfundimit të punimeve duke theksuar se do të tregohet kujdes i veçantë për çdo rrugë të kryeqytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Faleminderit kolegëve të “Punëtorët e Qytetit” , që u kujdesën për vijëzimin e sinjalistikës lineare në Rrugën e Barrikadave dhe rrugën “Fortuzi” me metodën “Ghiocialate bikomponente”, me efekt zhurmues. Kujdes i veçantë për çdo rrugë”, ka shkruar Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?