Përfundon takimi Rama-Basha, ambasadorët në pritje
Ka zgjatur më shumë se tre orë takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.
Takimi u organizua në zyrën e presidentit Bujar Nishani.
I pari doli nga takimi kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi.
Rama doli nga zyra dhe iu drejtua bulevardit në këmbë.
Ai nuk bëri asnjë koment.
Më vonë doli edhe kryetari i PD, Lulzim Basha. Ndërkohë në zyrën e ambasadores së BE, Romana Vlahutin u mblodhën ambasadorët e huaj.
Edhe ata ishin në pritje të përfundimit të takimit.
Mësohet se ambasadorët po diskutojnë për krizën politike në vend dhe menjëherë pas përfundimit të takimit do të mbajnë një qëndrim.

