Përfundon takimi, Rama ikën i pari. Basha: Caktuam tre negociatorë
Ka zgjatur rreth 2 orë takimi mes Kreut të Kuvendit, Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha. I pari që ka dalë nga takimi ishte Kryeminsitri Edi Rama. Ai nuk ka pranuar të jap asnjë koment për mediat lidhu me fatin e negociatave.
Pas minuta pasi ka hyrë në Kryeministri, Edi Rama ka shkruar në Twitter se do të flasë për reformën në drejtësi. “Në 19.00 prononcimi lidhur me takimin e organizuar nga kryetari i Kuvendit dhe fatin e Reformes ne Drejtesi”,- shkruan Rama.
Kryeministri ka zgjedhur një aktivitet të Akademisë Politike në Pallatin e Brigadave për të dhënë mesazhet më të fundit lidhur me negociatat e reformës në drejtësi.
Ndërkohë, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vijuar të qëndrojë në Kryesinë e Kuvendit edhe pas ikjes nga tryeza të Kryeministrit Edi Rama.
Kreu i PD-së, Lulzi Basha tha pas takimit për mediat se tre kryetarët e partive, PS, PD, LSI mandatuan tre negociatorë që do të vazhdojnë bisedimet për të gjetur konsensus. Basha tha se po punohet mbi propozimin hibrid të zyrtares së lartë të SHBA, Viktoria Nuland dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“Në fund të takimit të tre kryetarët kanë angazhuar përfaqësues të tyre për të kërkuar zgjidhje sipas propozimit hibrid dhe Komisionit të Venecias. Kjo është një mundësi për të përmbyllur draftin. Përfaqësuesi ynë, Oerd Bylykbashi ka fuqinë për të negociuar një zgjidhje bazuar në propozimin hibrid. Ne kemi paraqitur një zgjidhje”,- tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.
KOHA JONË SONDAZH

