FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjedhjet e 18 qershorit, nis punimet Asambleja Kombëtare e PS-së (Ndiqeni këtu LIVE VIDEO)

Partia Socialiste ka mbledhur sot Asamblenë Kombëtar, në të cilën po diskutohet për përgatitjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit.

Asambleja e zgjeruar kombëtare e Partisë Socialiste, e cila po zhvillohet në pallatin e sportit “Asllan Rusi” ka nisur me fjalimin e kreut të PS për Tiranën, Saimir Tahiri.

“Tek besimi i qytetarëve kam gjetur forcën për t’u ngritur mbi çdo sfidë. Sot e them me plot gojë se e nxorëm policinë nga rrënimi ku ndodhej. Miqtë e mi, kthehuni vetëm 4 vjet më parë dhe kujtoni ditët që jetonit në atë kohë, Shqipëria kishte shumë rrënim, por shumë shpresë, shumë padrejtësi, por shumë dëshirë për të ndryshuar”, tha Tahiri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në asamble do të ketë rreth 18 fjalime nga të gjithë drejtuesit politikë në qarqe dhe sekretarëve të partisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Punimet do të mbyllën nga Olta Xhaçka, kryetarja e forumit të gruas dhe sekretarja për rininë Elisa Spiropali.

Pjesëmarrës në asamble do të jenë të gjithë eksponentët kyç të fushatës deri në nivelin më të ulët, kryetarët e njësive administrative, 61 kryetarët partie, koordinatorët elektoralë dhe dixhitalë.

Ndërsa në 29 prill pritet të mblidhet edhe Kongresi.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154614417521523/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?