Përgjigjet Endri Fuga tek portali i Qeverisë për akuzat e PD-së
Në deklaratën e djeshme të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, si dhe në daljen e sotme për media të deputetit Edmond Spaho janë ngritur një sërë akuzash për përftime të fondeve pa tender nga disa kompani, të cilat sipas opozitës zotërohen nga deputetë, ministra dhe kandidatë të mazhorancës. Partia Demokratike pretendon se:
a) Kompania “Eurogjici” e zotëruar nga Safet Gjici ka përftuar pa tender 850 milionë lekë, për shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike;
b) Kompania e zotëruar nga Pjerin Ndreu ka përftuar pa tender 340 milionë lekë, për shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike;
c) Kompania “Intech+” e zotëruar nga Ilir Beqaj, ka siguruar fonde nga tenderimet e zhvilluara prej OSHEE-së;
d) Kompania e zotëruar nga Sadri Abazi ka përftuar 970 milionë lekë prej OSHEE-së.
KOHA JONË SONDAZH