Përgjigjja e Ramës ndaj Yuri Kim, Gazment Bardhi: E turpshme dhe e dëmshme

“Është përgjegjësi personale ndaj çdo kandidati nëse rezulton i dënuar apo me të shkuar kriminale”. Kështu iu përgjigj Rama pyetjes së gazetarëve këtë të hënë, në lidhje me deklaratat e ambasadores Yuri Kim, për mospërfshirjen në listat e kandidatëve të personave të inkriminuar.

Pas këtyre deklaratave ka ardhur reagimi nga kampi opozitar, më konkretisht nga numri 2 i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Përmes një postimi në “Facebook”, Bardhi i cilëson të turpshme dhe të dëmshme deklaratat e Ramës, duke shtuar se turpëroi e dëmtoi statusin ndërkombëtar të Shqipërisë

Postimi i plotë i Gazmend Bardhit:
Përgjigja e Ramës ndaj kërkesës së SHBA-ve që partia e tij të mos përfshijë kriminelë në lista- është e turpshme dhe e dëmshme. Edhe një herë Rama e turpëroi Shqipërinë dhe dëmtoi statusin e saj ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas 8 vitesh në të cilat Rama shkatërroi ekonominë dhe vendin tonë, tani ai po shkatërron edhe marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të sjellë ndryshimin dhe një të ardhme më të mirë në Shqipëri, ne duhet të largojmë Ramën – dhe kjo është pikërisht ajo që populli shqiptar do të bëjë në 25 Prill!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?