“Përgjimi ishte shantazh i krimit ndaj Ministrit të Brendshëm”

Ministri Fatmir Xhafaj ka komentuar dhe audio-përgjimin e publikuar nga PD ku pretendohet se vëllai i tij komunikon me trafikantë droge. Xhafaj u shpreh se më këtë material  tha se ai ka kërkuar analizimin e materialit jo nga policia e shtetit, pasi nuk ka dashur të implikojë strukturat që ka në vartësi, por nga institucione ndërkombëtare. Përfundimi i analizimit të materialit ka nxjerrë se audio është manipuluar.

Ai tha se materiali është një montazh, për të cilin autorët do të përballen me ligjin. Ai tha se pas këtij sulmi janë segmente të PD dhe krimit.

Audio-përgjimi është një mashtrim, nga fillimi deri në fund dhe i bërë keq fare. Nëse opozita nuk e ka bërë vetë dhe nuk dua ta besojë, ajo ka rënë viktimë e të tjerëve. Kur këta bëjnë në opozitë këtë gjë, çfarë do t’i bënin këta njerëzve sikur të ishin në pushtet dhe të kishin në dorë instrumentet e shtetit. Kushdo i përfshirë në këtë skandal do të marrë një përgjigje ligjore. Fabrikimi i një fakti të rëndë kundër ministrit të Brendshëm përbën një shantazh. Ndaj do t’i kërkojë Prokurorisë hetimin dhe dënimin në mënyrën më të merituar. E gjitha ka qenë një orkestrim i caktuar, nga ligësia njerëzore e një pjesë të opozitës dhe interesat e grupeve kriminale me opozitën”,- tha ministri Fatmir Xhafaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?