Përhapja e frikshme e koronavirusit, Greqia “u mbyll dyert” shqiptarëve – Vendimi i Plotë

Gjatë javës së fundit ka rezultuar rritje e numrit të rasteve të identifikuara pozitive, ka një rritje të të shtruarve në spital, por qëndrueshmëri sa i takon fataliteteve. Kjo rritje, sipas Ministrisë së Shëndetësisë lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore. Po theksohet se kjo periudhë nuk mund të krahasohet me periudhën e pikut nën efektin e masave të karantinës, për vetë faktin se kemi kohë më të gjatë ekspozimi dhe numër më të lartë kontaktesh gjatë aktiviteteve rutinë të ditës, ku aktualisht 97 % e subjekteve janë në aktivitet.

Për këto arsye, ministrat e shëndetësisë, transportit dhe të Infrastrukturës, të Marinës Tregtare dhe të Politikës Ishullore të Greqisë në një vendim të përbashkët kanë urdhëruar sot kufizimin e përkohshëm të fluturimeve nga Shqipëria në shtetin helen, si dhe kufizimi i përkohshëm i të gjitha linjave detare dhe rrugore me Shqipërinë.

NJOFTIMI

Me Vendim të Përbashkët Ministror të Ministrave të Shëndetësisë, të Transportit dhe të Infrastrukturës, të Marinës Tregtare dhe të Politikës Ishullore të Greqisë, u vendos:

  1. Kufizimi i përkohshëm i fluturimeve ajrore me Shqipërinë, nga të gjitha aeroportet, me përjashtim të aeroportit ndërkombëtar “Eleftherios Venizellos’’ të Athinës, për arësye të ruajtjes së shëndetit publik nga përhapja e COVID-19 në të gjithë territorin grek.
  2. Kufizimi i përkohshëm i të gjitha linjave detare dhe rrugore me Shqipërinë, për arësye parandaluese dhe mbrojtjeje të shëndetit publik nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 , si dhe ndalimi i hyrjes së personave nga Shqipëria në Greqi.

Përjashtohen nga ndalim-hyrja:

  1. Qytetarët Grekë, poseduesit e Kartës së Posaçme të Identitetit të Homogjenit, posedues të lejes së qëndrimit si dhe persona që kanë vendbanimin kryesor apo qëndrimin e përhershëm të tyre në Greqi,
  2. Kalimi i kamionëve për transport mallrash,
  3. transporti i mallrave me anije,
  4. hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë, për lëvizje të natyrës profesionale absolutisht të nevojshme, të cilat i vërtetojnë me dokumenta.

Masat e mësipërme mbeten në fuqi deri në datën 30.06.2020.

SHKARKO APP