Përjashtimi i Fufit, Hajdarmataj: Pasojë e devijimit kundërshtues, PD jo numra por Besim

Deputeti demokrat Mhill Fufi qëndroi në sallën e Parlamentit deri në fund të votimit, gjë që i kushtoi rëndë mandatin, pasi pak minuta pas seancës të së Enjtes, ai u përjashtua nga grupi.

Partia Demokratike sot është me një deputet më pak, megjithatë, pyetja më e rëndësishme mbetet nëse ndonjë parti në qeveri, do të jetë me një deputet më shumë? Përjashtimi i Fufit nga PD-ja, në fund të fundit, mbetet një mesazh për deputetët opozitarë, sidomos për ata të cilësuar si kritikë, ku edhe partia është në prag të një vendimi të mundëshëm të bojkotit përfundimtar të Parlamentit.

Përjashtimi i deputetit Mhill Fufi erdhi pasi shkeli vendimin e grupit por që po shoqërohen me dilema dhe pikëpyetje të shumta. Vetë deputeti fjalë pak, u shpreh se: “Me lajmin për përjashtim jam njohur në media. Zyrtarisht nuk më është komunikuar gjë. Qëndrova në seancë gjatë votimit, pasi jam anëtar i Komisionit të Ligjeve. Nuk jam njohur me vendim të grupit për mos votim të projektligjeve”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me vendimin drastik që ka ndërmarrë Partia Demokratike për deputetin e saj, situata në “selinë blu” duket e paqartë. Disa deputetë me të cilët “Koha Jonë”, komunikoi, komentin e tyre e mbanin diskret e disa nuk dëshironin të prononcoheshim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por deputetja Mimoza Hajdarmataj, mbetet i pari zë që komenton cfarë po ndodh me selinë blu, pse një vendim i tillë? Në një prononcim për gazetën, deputetja për qarkun e Kukësit, shprehet se deputetin në fjalë e ka mik e se ka mbetur e suprizuar nga qëndrimi i tij.

“Përjashtimi i Z.Fufi nga Grupi Parlamentar i PD-së, është një vendim politik i cili ka ardhur si pasojë e një devijimi kundërshtues, për një cështje madhore për Opozitën, që është kapja e drejtësisë nga mazhoranca dhe shefi i saj ekzekutiv Edi Rama, në emër të ligjit dhe Kushtetutës”,- deklaron znj.Hajdarmataj.

PD-ja doli me një qëndrim të unifikuar, asnjë ligj nuk do të miratohet por deputeti Fufi, nuk e respektoi dhe qëndroi në sallë. Të njëjtën gjë, pohon dhe deputetja Hajdarmataj, e cila thekson se: “Unë kam respekt për integritetin e cdo kolegu dhe kolegeje, por të qenurit “individ”, në grup parlamentar, për qëndrime thelbësore, nuk mund të funksionojë”.

Duke folur edhe për situatën nëse partive në qeveri i shtohet një deputet dhe PD-së i ulen numrat, opozitarja vë theksin se, “Për sa i përket kompaktësisë së Grupit, mendoj se realiteti i një krize imagjinare të ngritur nga propoganda qeverisëse është pa asnjë domethënie, pasi fryma opozitare është solide dhe ka mbështetjen më të madhe, atë të shqiptarëve”.

Duke vënë theksin tek protesta në Dhjetor, Hajdarmataj shprehet se opozita nuk është më NUMRA deputetësh por është BESIM. “Ky besim po rritet cdo orë tek programi i alternativës qeverisëse të PD-së. Kam bindjen se pajtimi, në ëdo lloj forme apo mënyre, me nismat antikushtetuese të kësaj qeverie nxjerr dhe më në pah nevojën për rregullime të reja parlamentare dhe Reformë Zgjedhore”,- mbyll prononcimin e saj deputetja Mimoza Hajdarmataj.

Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?