Përjashtimi i Spahos, reagon PD: Ruçi shkeli Rregulloren, ja çfarë do kërkonte deputeti
Pas tensioneve të krijuara në sallën e Kuvendit pas fjalës së deputetit të PD-së Edmond Spaho, i cili foli për ekstradimin e Nazer Seitit dhe më pas u përjashtua nga punimet, vjen reagimi nga selia blu. Kështu, përmes zëdhënëses Silvi Bardhi thuhet se Ruçi ka shkelur rregulloren.
“Gramoz Ruçi eshte ne shkelje te rregullores me nderprerjen e fjales se kryetarit te grupit, Edmond Spaho. Duke marre shkas nga shkelja e rende e ligjit per ekstradimin e Nezar Seitit, me urdher te kryeministrit, zoti Spaho do te kerkonte pranine ne salle te Edi Rames. Nderprerja brutale e fjales se kryetarit te grupit PD solli reagimin e grupit te opozites.”, thuhet në reagimin e PD-së.