“Përjashtoi” Idrizin nga Vettingu, Rama: Është punë përgjegjësish, jo hallve!

“Përjashtimi” i Shpëtim Idrizit nga Vettingu jo vetëm që nuk është pritur mirë nga vetë PDIU, por ka shfaqur pakënaqësi edhe tek ndjekësit e Ramës, të cilët i kanë kërkuar llogari në Facebook.

Në postimet e kryeministrit, dikush e pyet se si eshtë e mundur që i përjashtoi çamët, që kishin besim tek ai, kurse një tjeter e quan pershesh të politikes duke i sugjeruar t’a mbajë mirë me PDIU.

Ja debati në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetari: O Edi po si na perjashtove nga vetingu more zoteri??Dhe ne camerit qe mendonim se me ty do ishte ndryshe

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama: Hahaha si ju perjashtova a jeni ne vete a s’jeni ne vete?! Eshte ceshtje pergjegjesish zoteri nuk eshte pune hallve, partia qe udheheq ka edhe pergjegjesine me te madhe, si thua ti njesoj eshte pergjegjesia kur ke 65 deputete dhe kur ke 5?! Jo mik, dhe ky nuk quhet perjashtim nga Vetingu, aspak, sepse Vetingun do ta bejne te tjere s’do e bejne partite! Shendet

Qytetari: Po po BRAVO per sheshet ,por PERSHESHET me aleatet apo aq tu desh PDIUja ,degjo edhe mua plakun :Mbaje mire me PDIUne se si dihet he xhan.

Rama: S’ka asnje pershesh, kush udheheq ka pergjegjesine me te madhe, nuk ndajm stola ndajme pergjegjesi!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?