Përkeqësohet situata në Gramsh! Nis evakuimi i banorëve dhe bagëtive në fshatin Nartë

Situata e zjarreve në bashkinë e Gramshit nga ora në orë po vijon të përkeqësohet në mënyrë dramatike. Mësohet se ka nisur evakuimi i banorëve dhe i gjësë së gjallë në fshatin Nartë, ndërsa flakët po përparojnë me shpejtësi drejt zonave të banuara.

Sipas raportimeve nga terreni, zjarri është përhapur në një luginë nga krahu i Harunasit, për të rimarrë nën kontroll edhe një herë fshatin Harunas, i cili ishte më herët i gjithë i “pushtuar” nga flakët.

Tashmë, rreziku është mjaft i madh drejt Nartës, ku janë vendosur me urgjencë për të përballuar situatën e krijuar dy mjete zjarrfikëse. Ato janë pozicionuar në krahun e sipërm të fshatit, me qëllim frenimin e përhapjes së flakëve në drejtim të banesave dhe pasurive të mbetura ende të padëmtuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ndihmë të zjarrfikësve janë angazhuar gjithashtu edhe një autobot uji, forca të ushtrisë, ambulanca dhe mjete të tjera emergjente, në një përpjekje të përbashkët për të mbrojtur jetët njerëzore dhe gjithçka që mund të shpëtohet ende.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, 3 mjete zjarrfikëse janë pozicionuar mbi fshatin Skënderbegas, por për momentin nuk mund të zbresin në fshat për shkak të bllokimit të rrugës, si rezultat i flakëve dhe terrenit të vështirë.

Ky bllokim po pengon seriozisht ndërhyrjen në një nga pikat më kritike të situatës. Autoritetet vendore dhe strukturat e emergjencës janë në ndjekje të përhershme të zhvillimeve në terren, ndërsa çdo orë që kalon e shton rrezikun për përhapjen e zjarreve në zona të reja.

Gramshi po kalon një nga momentet më të vështira të kësaj vere, me forcat e shërbimit zjarrfikës, ushtrinë, vullnetarët dhe banorët që luftojnë në vijën e parë të zjarrit për të mbrojtur jetën, pronën dhe trashëgiminë natyrore të zonës. Situata mbetet kritike dhe dinamike.

Çdo mbështetje dhe ndihmë në logjistikë, burime njerëzore apo teknike është e domosdoshme për të përballuar këtë emergjencë në shkallë të gjerë.

Autoritetet vendore dhe qëndrore garantojnë banorët e fshatrave të goditur nga kjo fatkeqësi e rëndë se do të jenë pranë tyre në këto momente të vështira për t’i kapërcyer në kohë rekord pasojat dhe vështirësitë e krijuara dhe po bëhet e pamundura për të evituar rrezikun për jetën e atyre qytetarëve që ndodhen ende në zonat e  “pushtuara ” nga flakët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?