Përkeqësohet situata në Ballsh, naftëtaret: Nëse nuk mundemi, do fusim fëmijët! Ndërkohë policia po përgatitet ti nxjerrë forcërisht

Qeveria hesht dhe tallet me gratë naftëtare, të cilët ndodhen në grevë urie për pagat e tyre, të cilat u takojnë e që kryeministri ua ka premtuar deri në mashtrim.

Situata në Ballsh është përkeqësuar pasi gratë naftëtare vijojnë grevën në ditën e 6-të dhe njëra prej tyre është dërguar në spital.

Në fillim ishin burrat për 18 ditë,teksa tashmë gratë paralajmërojnë se nëse nuk do të vazhdojnë dot do të fusin fëmijët në grevë

Po ashtu ato thonë se kërkesa nga kryeministri Edi Rama për të negociuar do të realizohet vetëm në rast se do të ketë paga.

‘’Jemi brenda ligjit dhe veprojmë në formën më demokratike që ekziston. Shoqet na përfaqësojnë të gjithave, ju ka ikur zëri, s’kanë më fuqi. Kërkesa nga kryeministri për të negociuar bëhet vetëm nëse jep pagat. Nëse s’do mundemi më të vazhdojmë grevën, atëhere do fusim fëmijët këtu. Më mirë të rri këtu se po dola më kap borxhliu’’- tha naftëtarja.

Një prej mjekëve që po mbikqyr grevistet, Majlinda Resuli deklaron për mediat se gratë duhet të dalin nga greva ose të përgjysmohen pasi po rrijnë të gjitha në një dhomë në kushtet e COVID-19.

Ajo raporton se 2 prej grave kanë tension të lartë teksa përgjithësisht të gjitha janë në gjendje të rënduar shëndetësore. Burime nga policia e Fierit thonë nën zë se forcat policore speciale do ndërhyjnë për ti nxjerrë me forcë nga mjediset e grevës.

 

SHKARKO APP