Përleshen tifozët boshjakë me policinë, disa të plagosur. QSUT në gadishmeri

Pas ndeshjes Tirana- Zrinjski (Bosnje) raportohet se janë tashmë dhjetëra tifozë të shoqëruar në komisariat, ndërsa ka zbuluar se janë disa efektivë që po marrin ndihmën mjekësore në QSUT, si pasojë e lëndimeve nga shishet apo karriget me të cilat janë sulmuar nga boshnjakët.

“Në përfundim të ndeshjes mes Tiranës dhe skuadrës boshnjake, kanë qenë tifozët boshnjakë që në gjendje të dehur kanë hedhur shishe dhe qelqe. Disa prej efektivëve janë dërguar në QSUT për të marrë ndihmën e nevojshme, pas dëmtimeve të konsiderueshme.

Policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar disa tifozë Ultras që kishin ardhur për të mbështetur skuadrën e tyre, por situata precipitoi deri në detyrimin e efektivëve për të hedhur gaz lotësjellës për të qetësuar turmën.

Të lënduar kanë mbetur edhe anëtarë të tifozerisë boshnjake.

Tifozë shqiptarë të lënduar nuk ka sepse konflikti nuk ka nisur mes tifozerive, por në dalje tifozët boshnjakë, disa kanë goditur policinë me sende të marra nga lokale, karrige dhe shishe birre.

Numri i tifozëve boshnjakë të shoqëruar janë dhjetëra, si e vetmja formë për të qetësuar situatën.

Në këtë pjesë kjo cilësohet vendngjarje po vendosen shiritat nga policia e shtetit, nuk pritej apo shquhej kjo skuadër për akte vandale, ndërsa në dysheme ka xhama të thyer nga shishet e hedhura ndaj policisë dhe edhe të tjerëve pasi situata ka agravuar.

Tifozët kishin konsumuar në masë alkol”, ka raportuar ai.

SHKARKO APP