Përparim Spahiu i përgjigjet Ramës: Diversionet nuk do ta zgjasin mandatin politik, opozita është më e bashkuar se kurrë!
Drejtuesi i LSI-së për Tiranën, Përparim Spahiu, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me opozitën. Sipas tij, koka e Rilindjes u përpoq të bëjë diversion brenda opozitës dhe kjo për të hequr vëmendjen nga dështimet e tij duke u marrë me LSI-në.
Spahiu shprehet se opozita është më e bashkuar se kurrë dhe diversionet politike nuk do e zgjasin mandatin e Edi Ramës. ‘E dimë që energjia, vizioni dhe angazhimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk të lënë të bësh gjumin e qetë. Por, mos ja qaj hallin opozitës duke treguar barcoleta të vjetëruara me skrap, timon e tepsi”,-shkruan Spahiu.
Postimi i plotë i Përparim Spahiut në Facebook:
Diversionet nuk do ta zgjasin mandatin politik, opozita është më e bashkuar se kurrë! Sot koka e Rilindjes u përpoq të bëjë diversion brenda opozitës dhe të heqë vëmendjen nga dështimet e tij duke u marrë me LSI.
E dimë që energjia, vizioni dhe angazhimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk të lënë të bësh gjumin e qetë.
Por, mos ja qaj hallin opozitës duke treguar barcoleta të vjetëruara me skrap, timon e tepsi.
Nuk është faji i LSI dhe as i opozitës së bashkuar, që pas 8 vitesh si KM nuk ke asnjë punë konkrete që mund t’ja paraqesësh shqiptarëve. Duke qenë se nuk ke bilanc pozitiv, vazhdon tregon përralla më orë të tëra në TV duke analizuar çështjet e opozitës.
Më 25 prill do ta mësosh vendosmërinë e popullit dhe do ta dëgjosh zërin e shqiptarëve, të cilët do të flasin me votë! Do t’i japim fund shtetit karagjoz, duke i rikthyer pushtetin qytetarit. Për më shumë punësim, mirëqënie dhe alternativa zhvillimi. #ShqiperiaShtepiaJuaj