Përparim Spahiu: Jam me partinë e Fatos Lubonjës
Deputeti i Qarkut të Dibrës, Përparim Spahiu ka deklaruar sot se nëse analisti Fatos Lubonja do të ishte pjesë e Parlamentit, ai do t’i bashkohej grupi të tij.
https://twitter.com/rimspahiu/status/754322882893844480
Mbrëmë, në një intervistë për “Ora Nëes”, publicisti Fatos Lubonja hodhi akuza të ashpra në adresë të ndërkombëtarëve dhe qëndrimeve që kanë mbajtur për reformën në drejtësi. Ai tha se ndërkombëtarët kanë bërë jo pak gabime në Shqipëri, duke mbështetur liderë që më pas janë kthyer në një problem serioz për demokracinë në vend. Në këtë mënyrë ai e sheh dhe mbështetjen që SHBA po i japin Kryeministri Edi Rama.
Përveç dyshimeve që ka hedhur për reformën në drejtësi, Lubonja ka theksuar se ekzistojnë dyshime për një marrëdhënie okulte mes Kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorit Amerikan.
“Nuk po i përmend të gjitha me radhë. Madje, (Rama) ka shkelur edhe ligjet amerikane me atë 80 mijë dollarëshin. Dhe prapë s’ka frikë, (nga reforma në drejtësi) sepse ka një mbështetje nga ndërkombëtarët dhe problemi që ka një mbështetje e vë në pikëpyetje çështjen tek opozita. Përgjigjja ime është kjo, edhe opozita nuk e thotë, mbi Lu-në qarkullojnë zëra nëpër korridore, shumë hipoteza nga më banalet, korruptim personal e deri tek lobingjet e Ramës që vijnë nga Uashingtoni. Mendoj që ne përtej asaj, duhet të vlerësojmë atë çfarë ne shqiptarët mendojmë që është e drejtë”,- u shpreh Lubonja.
Veç kësaj Lubonja tha se ndërkombëtarët nuk mund të ndërhyjnë kaq hapur në çështjet e brendshme të vendi dhe të mos kënë respekt për qytetarët shqiptarë.
Një qëndrim i tillë më nota sovraniste është mbështetur nga deputeti Spahiu. Vetë deputeti Spahiu u përjashtua disa javë më parë nga grupi parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të rezervave që shprehu për rolin e ndërkombëtarë në reformën në drejtësi.
Intervistën e plotë të Lubonjës mund ta lexoni këtu: Lubonja:Rama ka korruptuar ambasadorin amerikan për reformën
KOHA JONË SONDAZH

